Restoranti Evente Familjare Dollia - Chef ILIRI është krijuar në vitin 2016. Restoranti ndodhet pranë Rrugës së Kavajës, në Rrugën Vaçe Zela, Pallati Bajabad, zona ish-parku i Autobuzave, pranë Qendrës Globe në Tiranë. Restoranti ofron nje ambient klasik të kombinuar me nje stil modern e teknologji dixhitale, wireless internet pa pagesë, sistem për karikimin e aparteve telefonike e tabletave të çdo lloji si dhe video e televizion për çdo lloj eventi. Ne ofrojmë shërbime gjatë gjithë vitit. Ne përgatisim një game të gjerë ushqimesh a-la-carte (menu kryesore) si dhe ushqime sipas kërkesave të klientit. Stafi ynë dhe Chef Iliri sjellin më shume se 30 vjet eksperience pune në fushën e kulinarisë. Ne pergatisim ushqime cilësore dhe u shërbejmë me profesionalizëm klientëve tanë. Specialiteti ynë ofron kuzhinë tradicionale të kombinuar me kuzhinën moderne Shqiptare, Italine, Greke dhe Mesdhetare. Ne organizojmë nje sërë eventesh familjare e sociale që përfshijnë të gjithë ciklin e jetës, duke siguar një mjedis të ngrohtë familjar, shërbim profesional, ushqim cilësor në mënyrë që klientet tanë te jenë gjithmonë të kënaqur me një çmim të arsyeshëm dhe kompetitiv.
Ju mirëpresim 7 ditë në javë, 365 ditë në vit.
Ju garantojmë që do të mbeteni të kënaqur!
Komentet nga publiku
"Shërbim professional, gatim i përsosur"
Komentet
"Ambient i këndshëm familiar"
Facebook
"Chef ILIRI është i përkushtuar në servisin ndaj klientit dhe i përgjigjet çdo kërkesë"