Chef ILIRI ka më shumë se 30 vjet pune si Chef kuzhine. Pas graduimit në Shkollën e Ushqimit Social ne vitin 1988, në Tiranë, Chef ILIRI punoi si kuzhinier i parë në Hotel Tirana Internacional, Hotel Internacional dhe si Chef në Helios Catering, Restaurant Internacional, Royal Hill Events Restaurant, Evente Familjare Dollia - Chef ILIRI në Tiranë, Best Western Arc Hotel në Aeroportin Ndërkombëtar "Nëna Teresa" në Rinas, dhe në Himara Rrapos Resort në Himarë. Chef ILIRI është specializuar në kuzhinën Shqiptare, Italiane, Greke dhe Mesdhetare për përgatitje banketesh, evente familjare si dasma, fejesa, ditëlindje, ceremoni fetare dhe mortore, ceremoni përkujtimore, katering, grupe shoqërore, interesi ose biznesi. Filozofia e tij ësht obligim për kënaqesinë e klientit duke gërshetuar artin e kuzhinës klasike me atë moderne dhe duke respektuar traditën dhe dëshirën e klientit. Të gjitha menutë jane krijuar personalisht nga Chef Iliri me vizionin e qartë të kujdesit për kënaqesinë e klientit, çmimin kompetitiv dhe shërbimin profesional. Restoranti është përkushtuar ndaj kujdesit maksimal për klientët tanë, shërbim të lartë profesional, gatime cilësore dhe atmosferë mikpritëse. Stafi, nën drejtimin e Chef ILIRI-t zbaton gjithë detyrat e caktuara dhe kushton vëmendje për çdo kërkese te klientit.